Muça: Masakrën në Moskë mund ta ketë bërë Putin, i duhet për ta çuar luftën në tjetër nivel

Muça: Masakrën në Moskë mund ta ketë bërë Putin, i duhet për ta çuar luftën në tjetër nivel

Gazetari Flogert Muça, për masakrën e Moskës, ku në një sallë ku do të mbahej një koncert u hap zjarr dhe u vranë 145 persona dhe u plagosën rreth 150 të tjerë, ngre dy teza.

Muça tha në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, se me gjithë informacionin që kishte Rusia dhe shërbimet e inteligjencës, e vetmja arsye që nuk e ka bërë vetë Vladimir Putini, është që ndaj tij të ketë nisur një lloj grushti shteti.

Nëse shërbimet sekrete po punojnë kundër Putinit, sot e kanë lejuar të ndodhë. Këtu ka një luftë të brendshme të shërbimeve ndaj Putinit.

Teza e dytë, është që Putini e ka bërë gjithçka vetë. Me pjesën e tij të shërbimeve. Zgjedhjet i ka fituar nuk ka rrezik që të rrëzohet nga pushteti.

Mund t’i duhet kjo ngjarje e tmerrshme, ose do thotë kjo është arsyeja pse duhet të avancojmë me luftën në tjetër nivel, për të goditur NATO-n.

Për të gjetur arsye për të nisur një luftë më intensive, me NATO-n.

Tjetra mund të jetë, ai sheh që ka një bjerrje të moralit dhe zjarri në Rusi, për Nënë Rusinë.

Ky është instrument i rëndësishëm fantastik, për ta përdorur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy