Rusi/ Të burgosurit marrin peng oficerët, raportohet për viktima

Rusi/ Të burgosurit marrin peng oficerët, raportohet për viktima

Disa të burgosur kanë marrë peng oficerët e burgut ku ata po vuajnë dënimin.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte në një burg në rajonin rus të  Volgorodit  (jugperëndim), thanë autoritetet, të cilët raportuan viktima.

“Gjatë një komisioni disiplinor në koloninë penale nr. 19, disa të burgosur morën peng disa punonjës", tha Shërbimi Federal i Burgjeve (FSIN) në një deklaratë në Telegram.

Operacionet për lirimin e pengjeve janë duke u zhvilluar dhe ka viktima.

Ky burg, i cili ka kushte të rrepta paraburgimi, ndodhet në qytetin Sourovikino, rreth 120 kilometra në perëndim të Volgogradit.

Sipas një burimi policor, të cituar nga agjencia TASS, të paktën tre sulmues sulmuan punonjësit e burgut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy