Sekuestrohen 26 milionë euro pasuri, në pronësi të 45-vjeçarit të dënuar për vrasje dhe trafik narkotikësh

Sekuestrohen 26 milionë euro pasuri, në pronësi të 45-vjeçarit të dënuar për vrasje dhe trafik narkotikësh

Janë sekuestruar sot mbi 26 milionë euro pasuri në pronësi të 45-vjeçarit Kristian Koni.

Ky i fundit rezulton i dënuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Pasuritë e sekuestruara janë: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortesa”. Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro. Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy