Shoferi që terrorizoi qytetarët tek ‘Skënderbej’ del sot para gjykatës! Dëshmoi shoku: Ia dhashë makinën për një xhiro

Shoferi që terrorizoi qytetarët tek ‘Skënderbej’ del sot para gjykatës! Dëshmoi shoku: Ia dhashë makinën për një xhiro

32-vjeçari Arben Mema, që terrorizoi qytetarët që ndodheshin në sheshin “Skënderbej” në ditën e zgjedhjeve, do të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij janë ngritur tre akuza: tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, si dhe shkatërrim prone.

Ndërkohë që për ngjarjen ka dëshmuar edhe shoku i tij, Sali Xhepa, personi që ia kishte dhënë automjetin 32-vjeçarit. Ai shprehet në dëshmi se makinën e kishte marrë me qira dhe ia kishte dhënë shokut për një shëtitje.

"Mora makinën me qira dhe ia lash Arbenit për një xhiro. Gjatë ecjes ai humbi kontrollin dhe bëri aksident. Unë zbrita nga makina pas aksidentit, por Arbeni jo dhe vazhdoi të lëvizte me makinë  e goditur. Unë ika për në shtëpi pas ngjarjes, ndërsa më vonë në Tv pashë ngjarjen që ndodhi tek sheshi 'Skëndërbej’”, citohet të ketë thënë Sali Xhepa në dëshminë e tij.

Në momentin e arrestimit, Arben Memës iu gjetën disa doza lënde narkotike, ndërsa deklarata e tij e parë ishte se kishte humbur kontrollin e mjetit dhe nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy