Kush është Ernest Kupa, një nga autorët e grabitjes së Rinasit, i dyshuar dhe si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’

Kush është Ernest Kupa, një nga autorët e grabitjes së Rinasit, i dyshuar dhe si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’

Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e 4 personave të dyshuar si autorë të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve të bankës BKT më 9 shkurt.

Një prej personave të arrestuar nga super aksioni i policisë ditën e sotme është edhe ai i Ernest Kupës.

Ky është një emër i njohur për policinë pasi Kupa është kushëri me Ilir Kupën, pjësëtar i “Bandës së Babagjyshëve” dhe i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi.

Ernest Kupa, nga Kruja, dyshohet se është një prej anëtarëve të bandës së babagjyshëve, të cilët u akuzuan se vodhën një dyqan në një qendër tregtare, duke marrë 200 mijë euro.

Kupa mësohet se drejtonte një biznes privat në Krujë, një restorant-piceri.

Ernest Kupa u arrestua ditën e sotme, së bashku me dy ish-ushtarakët dhe ish-­punonjësit e policisë private. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy