
Ushtrimet e duhura për të filluar palestrën për herë të parë kanë disa specifika që duhet të merren parasysh, në mënyrë që të shmangim dëmtimin e muskujve dhe të arrijmë rezultate të mira.
Instruktori i palestrës dhe fizioterapisti, Diego Hoxha, sugjeron për programin "Zgjohu me MCN" se është e rëndësishme që fillestarët të ndjekin ushtrimet nën mbikëqyrjen e instruktorëve të kualifikuar.
Hoxha thekson se ushtrimet e gabuara mund të dëmtojnë posturën e personit, sidomos kur bëhen pa mbështetje nga një trajner.
Për të filluar është e rëndësishme, sipas tij, të nisim me ushtrime që fokusohen në posturën dhe fleksibilitetin e trupit, duke u ngrohur muskulat dhe duke aktivizuar indet.
Ata që vijnë për herë të parë në palestër, është e domosdoshme të ndiqen nga një trajner ose fizioterapist. Unë i ndjek fillimisht vet sepse është e rëndësishme postura, sepse nëse ne bëjmë ushtrimet gabim, mund të dëmtojmë shtyllën kryesore, muskujt, të cilët nuk i kemi aktivizuar asnjëherë më përpara dhe është shumë e nevojshme që të nisim nga A duke vazhduar më pas me ushqimet me specifike.
Ushtrimet e posturës na bëjnë që të kemi një posturë korrekte dhe të kemi një vazhdimësi pastaj për ushtrime më specifike dhe që kërkojmë më shumë përkushtim.
Me sa pesha dhe sa ngarkesë u japim njerëzve që i praktikojnë ushqimet, fillimisht fillojmë me ushtrimet të lehta dhe pastaj duke vazhduar hap pas hapi me ushtrimet qe janë me të vështira dhe që kërkojmë akoma më ngarkesë.
Personat që vijnë për herë të parë në palestër, fillimisht nisim me ushtrimet e posturës, ushtrimet e fleksibilitetit për të qenë sa më të ngrohur nga muskulare dhe më pas vijohet me ushtrime më specifike, Më pas vjen strechingu në fund të stërvitje dhe vjen pjesa e kardio-s që duhet bërë, dhe është e rëndësishme.
Një person që vjen për herë të parë u them të bëjnë palestër, që shërben për ngrohje muskulare me peshe të lehtë, pro mund të bëj dhe crosfit, por nxemja muskulore është mëse e rëndësishme.



