Ish-Presidenti francez: Putin nuk është i marrë, por radikalisht racional

Ish-Presidenti francez: Putin nuk është i marrë, por radikalisht racional

Vladimir Putin është një udhëheqës “radikalisht racional” i cili po vë bast se vendet perëndimore do të lodhen duke mbështetur Ukrainën dhe do të bien dakord për një fund të negociuar të konfliktit që do të jetë i favorshëm për Rusinë, tha për “Politico” ish-presidenti francez François Hollande.

Hollande, i cili shërbeu nga viti 2012 deri në 2017, ka mjaft përvojë të drejtpërdrejtë me Putinin. Ai udhëhoqi negociatat me liderin rus, së bashku me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel në 2014-ën pasi Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe mbështeti separatistët pro-rusë në rajonin e Donbasit. Por këto përpjekje për dialog dolën të pafrytshme.

Gjatë intervistës për “Politico” Hollande tha: "Ai (Putini) është një person radikalisht racional, ose një person racionalisht radikal, si të doni”, tha ish-udhëheqësi francez, kur u pyet nëse Putin mund të kërkonte të zgjeronte konfliktin përtej Ukrainës. 

“Ai ka arsyetimin e tij dhe brenda këtij kuadri, ai është gati të përdorë forcën. Ai është vetëm në gjendje të kuptojë dinamikën (fuqinë) që ne jemi në gjendje të vendosim kundër tij.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy