“Sterilizimi”, GJKKO dënon me burg Rrrjepaj, Rapaj dhe Gjatën

“Sterilizimi”, GJKKO dënon me burg Rrrjepaj, Rapaj dhe Gjatën

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin ditën e sotme për ish-zyrtarët e pandehur në dosjen e njohur si “Sterilizimi”, një nga çështjet më të bujshme që lidhet me sektorin e shëndetësisë në vend. 

 

Mes të akuzuarve ishin edhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, si dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

 

Ish-zëvendësministri Klodian Rrjepaj u shpall i pafajshëm për akuzën e përfshirjes në grup të strukturuar kriminal, por u gjet fajtor për veprat penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

 

Gjykata e dënoi fillimisht me 6 vite burgim, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 4 vite heqje lirie.

 

Edhe biznesmeni Ilir Rrapaj u shpall i pafajshëm për akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Ai u dënua me 6 vite burg, por me përfitimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u reduktua në 4 vite.

 

Në kuadër të kësaj çështjeje, mjeku Arben Gjata u dënua me 3.6 vite burg. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2.4 vite. 

Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit, duke e vendosur atë në shërbim prove për një periudhë dyvjeçare.

 

Marsela Sejranaj u dënua me 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, por vendimi u pezullua me shërbim prove.

 

Saimir Kadiu u dënua 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.

 

Petref Mersini, u dënua 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi u pezullua me 24 muaj shërbim prove.

 

Gent Burazeri u dënua me 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, e konvertuar punë në interes publik.

 

Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, e konvertuar në dy vite shërbim prove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy