Shkrirja e ASA, Xhufi: Debati nuk bëhet për shkencën, Akademi është emër i madh

Shkrirja e ASA, Xhufi: Debati nuk bëhet për shkencën, Akademi është emër i madh

Historiani Pëllumb Xhufi thotë se debati për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, nuk është një debat për shkencën, por mes njërës palë dhe tjetër, për një status të humbur që nuk duan ta humbin.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se kur u shkëputën institutet nga Akademia e Shkencave u tha se ishte e tipit sovjetik, por sipas tij një nga arsyet pse u bë ishte për të pushuar njerëz nga puna dhe së dyti për ti dhënë një drejtim të ri shkencës në të gjitha segmentet e saj në histori, arkeologji, antropologji, tradita etj.

Në vitin 2017 kur u bë ligji për arsimin e lartë, Akademisë së Studimeve Albanologjike iu dha status i veçantë dhe nuk u përfshi në nivelin e fakulteteve apo universitetit.

U bë kjo lëvizje e shpejtë brenda ditës, ishin zgjedhjet, u zgjodh një ministre që do menaxhonte periudhën e zgjedhjeve.

Me këtë ministre që nuk kishte asnjë tagër për të bërë reforma të rëndësishme apo jo u arrit në 14 gusht, ditë vere me pushime të gjithë, që të na miratohet statuti i Qendrës për Studime Akademike me emrin e ndryshuar në Akademia e Studimeve Albanologjike.

Kjo për tu futur në mënyrë abuzive te ligji për arsimin e lartë. Akademia e Studimeve Albanologjike është më shumë një Akademi me një seri inflacioniste të akademive që janë krijuar tek ne.

Akademia është emër i madh. Të gjitha vendet e botës kanë akademitë, ne jemi vendi i parë në botë që pasi e bëmë akademinë pas 30 vitesh e zhbëmë dhe e kthyem në një grup pleqsh ku bëj pjesë dhe unë, aty është Asambleja e Akademisë me akademikë të nderuar dhe mblidhen për çështje të përcaktuara.

Akademia siç është sot nuk ka asgjë në dorë që të koordinojë studimet. I thua Universitetit për bashkëpunojnë, nuk duan.

I thua Akademisë për Studime Albanologjike dhe refuzojnë të marrin pjesë. Këta që e kuptojnë kështu autonominë universitare dhe paguhen me paratë e kontribuuesve shqiptarë, ku e kanë qëllimin dhe bazën.

Instituti i historisë e them me kompetencë që sot po të shohësh se çfarë punohet, është institut i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ti do merresh me historinë e Shqipërisë, pastaj me çështjet e jashtme. Por albanologjia do të thotë të merresh me historinë, kulturën, gjuhën e shqiptarëve, në kohën kur nuk ka shtet shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy