Kryeministri Rama ka mbledhur Zyrën Operacionale të Situatave, me qëllim raportimin dhe njohjen me strategjitë e policisë për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike. Kreu i Policisë së Shtetit, Alfred Çako, tha se policia ka planin që do të bëjë të mundur goditjen e kultivimkit të bimëve narkotike në vend.
"Me skuadarën e Guardia Di Finanza ka filluar fluturimi ajror në monitorim prej datës 15 maj dhe është llogaritur që këtë vit të kryhen 30% më shumë fluturime se viti i kaluar. Deri tani janë kryer 6 fluturime ajrore, janë selektuar 15 raste, por vetëm në një rast me 12 bimë është konstatuar kultivim. Gjithashtu, gjatë këtij viti po kryhet monitorim nga ajri me helikopter të policisë. Deri tani janë bërë 21 fluturime dhe janë konstatuar vetëm 7 raste", tha ai.



