
Prokurorët në Poloni janë duke hetuar një varr masiv, i cili është zbuluar pranë ish-kampit nazist në Auschwitz.
Një total prej 12 kafkash njerëzore së bashku me një numër eshtrash u zbuluan nga një banor në brigjet e lumit Sola.
Uji në lumë, i cili kalon nëpër qytetin Oswiecim, po thahej në momentin kur janë zbuluar kockat, bëjnë me dije mediat në Poloni.
Prokurorët, së bashku me policinë , po shikojnë nëse eshtrat e gjetura kanë lidhje me ish-kampin të vendosur aty pranë.
Instituti i Kujtesës Kombëtare të Polonisë, i cili heton krimet gjatë regjimit komunist dhe krimet në lidhje me Luftën e Dytë Botërore është vënë në dije gjithashtu.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 1.1 milion njerëz u vranë në Auschwitz i cili drejtohej nga nazistët në Poloninë e pushtuar në atë kohë nga Gjermania.
Ishte një nga më shumë se 40 kampet dhe nënkampe të drejtuara nga regjimi nazist .
Shumica e viktimave të kampit ishin hebrenj, megjithëse polakët, të burgosurit politikë gjermanë, ushtarët rusë, romët dhe sinti.
Burimi: The independent Përshtati: MCNtv.al



