Meta dekoron ministrin e Jashtëm turk: Vlerësim për mbështetjen e Turqisë ndaj vendit tonë

Meta dekoron ministrin e Jashtëm turk: Vlerësim për mbështetjen e Turqisë ndaj vendit tonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, duke e cilësuar atë një personalitet në nivel ndërkombëtar.

Në ceremoninë e mbajtur në hotel “Tirana”, Meta vlerësoi kontributin e Turqisë në vendin tonë si edhe mbështetjen e saj për pavarësinë e Kosovës.

Kreu i shtetit shprehu bindjen se e ardhmja e bashkëpunimit mes dy vendeve do të jetë akoma më e fortë.

“Për kontributin, por edhe si shprehje të marrëdhënieve historike të dy vendeve tona. Sot dy vendet tona kanë një bashkëpunim në të gjitha fushat, janë anëtare të NATO, por dhe kontribuuese aktive në luftën kundër terrorizmit. Turqia ishte ndër vendet e para që mbështeti Shqipërinë. Në memorien e shqiptarëve është gdhendur fort roli i Turqisë në pavarësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë çfarë ka bërë Turqia për ne, veçanërisht tre dekadat e fundit. E ardhmja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do jetë më e fortë, e sigurt dhe më e qëndrueshme. Sot jetojmë në një botë më të trazuar se kohë më parë, mjafton të përmendim krizat, miliona e miliona refugjatë”, tha Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy