
Qeveria meksikane njoftoi dje se do të aplikojë masa ekuivalente me SHBA-të, pasi administrata Trump vendosi tarifat e reja të aluminit dhe çalikut të importuar prej saj, BE-së dhe Kanadasë.
Ministri i Ekonomisë në Meksikë është shprehur se do të vendosen taksa për mallrat e importuara nga SHBA-të.
Tarifat do të aplikohen në një sërë produktesh, që nga çeliku e mishi i derrit, deri te produktet agrikulturore si rrushi dhe boronicat.



