Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama merr vëmendjen e mediave për atletet e bardha (VIDEO)

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama merr vëmendjen e mediave për atletet e bardha (VIDEO)

Samiti i Ballkanit Perëndimor ka mbledhur liderët e gjashtë vendeve të rajonit, partnerë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e institucioneve evropiane, në një takim që ka ër qëllim rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe përparimit të rajonit.

Gjatë takimeve, BBC ka shkëputur detajin e atleteve të bardha të kryeministrit të Shqipërisë. Në foton e përbashkët të liderëve, Rama shfaqet i buzëqeshur, por ndryshe nga të gjithë të tjerët, kostumit zyrtar i ka shtuar një dozë sportiviteti me një palë atlete të bardha.

Kjo nuk është hera e parë që Rama tërheq vëmendjen me këpucët sportive në një takim zyrtar të nivelit të lartë.

Në Samitin e vitit të kaluar për vendet e Ballkanin Perëndimor, në Trieste, kryeministri shqiptar shtrëngoi duart me homologun Italian, Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”.

Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.

Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zeza, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy