
Disa punonjës të një burgu amerikan janë pezulluar nga puna pas publikimit të një fotoje, në të cilën shfaqen disa prej tyre teksa bëjnë përshëndetjen karakteristike të nazistëve.
Është fjala për punonjësit e Divizionit të Korrektimit dhe Rehabilitimit të Uest Virxhias.
Në foto ata duken teksa nderojnë instruktorin me përshëndetjen naziste “Hail Hitler”. “Hail Byrd”, shkruhet në foto, duke iu referuar instruktorit të grupit.
Guvernatori i shtetit ka kërkuar pushimin nga puna të të gjithë grupit. Megjithatë, në fotot fytyrat nuk dallohen qartë, nuk ka emra dhe nuk dihet ku është shkrepur. Por ajo që dihet është se stërvitja në fjalë është mbajtur në periudhën 21 tetor-27 nëntor.
“Ky akt tradhton profesionalizmin që unë kam parë te ta në gjithë këtë kohë”, ka thënë Jeff Sandy, sekretar i Departamentit të Çështjeve Ushtarake dhe Sigurisë Publike. / BBC /



