Kristaq Kume, ish kryetari i KQZ foli sot nga studio e lajmeve të MCN TV lidhur me fshehjen e shpenzimeve të partive politike në vend gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të kaluara.
Sipas Kumes partitë shkelin hapur ligjin dhe nuk i tremben përballjes me të. Kume tha se jemi në kushtet e një alerti që na detyrojnë të marrim dhe masa ekstreme.
Intervista:
Z. Kume, shpenzimet e partive politike duhet të jenë kurdoherë publike thotë Kushtetuta, por KQZ konstaton se janë fshehur miliona dollarë shpenzime. Partitë deri tani kanë refuzuar ligjin e posaçëm për financimin. Si duhet vepruar sipas jush?
Kume: Kushtetuta detyron partitë të bëjnë transparente burimin e financimit të tyre. E rëndësishme është që të theksohet se pritshmëria që parashikon Kushtetuta në rastin e partive që do të zbatojnë ligjin. Ne nuk kemi bërë pak për legjislacionin zgjedhor. Ajo që na ka munguar është mosrespektimi i kulturave dhe kërkesave të ligjit. Një situatë e tillë nuk është karakteristike, kjo është shprehje dhe ndeshet në të gjitha vendet që kanë probleme me demokracinë. Është e domosdoshme të investohemi për rregullimin e kërkesave të ligjit dhe përpjekjen për të zbatuar kulturën e ligjit. Nuk është presioni vetëm me masa por alerti që duhet të kemi gjithë si shoqëri për këtë situatë që është dëshpëruese.
Z. Kume parashikimet e Kodit, përcaktojnë gjobë deri në 3 milionë lekë kur nuk deklarohen shpenzimet. A duhet ashpërsuar ky parashikim sipas jush?
Kume: Vendosja e snksioneve synon të ndërtojë një mjedis që të prodhojë presion që ligji i ngarkon për financimin e aktivitetit të tyre. Kjo nuk mjafton. Ajo që kemi arritur nga legjislacioni duket se nuk ka funksionuar është se partitë i shkelin sanksionet dhe ligjin. Është shumë e nevojshme të mendohet mirë se çfarë rregullash duhet të ndërtojmë për të shtuar presionin e atyre që nuk zbatojnë ligjin për paratë e pakontrolluara. Jemi në kushtet e një alerti që na detyrojnë të marrim dhe masa ekstreme. Shumë shpejt do përballemi me situata ku gjithçka do të kontrollohet nga këto para.
Z. Kume, politika duket se po nguron të ulet në tryezë për reformën zgjedhore. Çfarë ndryshimesh konsideroni ju si imediate? Dhe si përkethehen këto edhe tek ndryshimet në hartën administrative?
Kume: Vendosja e rregullave që të bëjnë sa më mirë kontrollin mbi financat që bëjnë kontrollin dhe kontrolli duhet të shoqërohet me ndihmë për arritjen e këtyre objektivave. E kemi të domosdoshme për të gjetur zgjedhje për këto problematikave.



