Raporti “Pisa 2022”, Mehmeti: Është prekur fundi, s'ka ndikuar pandemia. Ka humbur besimi tek arsimi shqiptar (VIDEO)

Raporti “Pisa 2022”, Mehmeti: Është prekur fundi, s'ka ndikuar pandemia. Ka humbur besimi tek arsimi shqiptar (VIDEO)

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se asgjë nuk justifikon rezultatet e raportit “Pisa 2023” të cilat tregojnë qartë fundin që arsimi shqiptar ka prekur.

Duke vijuar më tej, Mehmeti theksoi se këto rezultate nuk janë as për shkak të pandemisë dhe as për shkak të tërmetit.

Pandemia s’ka ndikuar. Ata që i hedhin  fajin pandemisë kërkojnë të heqin përgjegjësinë, asgjë nuk e justifikon fundin që kemi prekur. S’ka më keq. Askush nuk mund të mendojë dhe të largojë përgjegjësinë duke thënë jo ndikoi pandemia, jo do të ngremë një grup pune. Aty ishin. Pandemia nuk ka ndikuar. Ka një raport që thotë 99.98% e nxënëseve morën pjesë në mësimin online dhe kanë marrë dijet që duhen, çfarë ndodhi me këtë 99.98%? Ku janë këta njerëz pse nuk dalin?

Duket qartë që ka dështuar në mënyrën më të mjerueshme dhe në kurriz të arsimit dhe fëmijëve shqiptarë, nuk ka njerI që të mos besojë se është dështim i kurrikulës anglosaksone, i teksteve që na sollën.

Sipas Mehmetit dëmi më i madh është se ka humbur përfundimisht besimi tek arsimi.

Ata na mbushën mendjen që janë kurrikulat më të mira, tekstet më të mira. Pse nuk del sot drejtuesja e agjencisë? Dëmi më i madh është që kemi humbur përfundimisht besimin tek arsimi shqiptar.

Unë tani vë në dyshim notat që ka marrë fëmija im në shkollë. Vë në dyshim të gjithë sistemin tonë arsimor. Këta kanë qenë të papërgatitur për PISA-n.

Nxënësit shkojnë në shkollë për xhiro, prindërit i mbushin mendjen vetes se i kanë çuar në shkollë, mësuesit nuk i paguajnë dhe kjo është gjendja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy