
Sipas Mimoza Ferraj, ish-studente e lëvizjes së dhjetorit Lulzim Basha ka qenë gjithmonë kukull në PD. Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV tha se hija e Sali Berishës ka qenë gjithmonë aty dhe se kur thuhet PD predispozohet Berisha.
“Sali Berisha doli nga lidershipi i PD duke ia lënë Bashës. Në çdo lidership janë kukulla, por Berisha nuk ishte kukull, ishte stampa e PD. La Bashën si kukull dhe ai ishte profesori. Hija e Berishës ka qenë dhe do të mbetet. Kur thuhet PD predispozohet Berisha”, tha Ferraj.



