Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kushti i integrimit të Serbisë në BE – kështu ka deklaruar Vuçiç pas takimit me shefen e diplomacisë së BE, Federica Mogherini. Ndërkohë sot është nisur për në Bruksel edhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj për të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.



