Mema: Japonia është vendosur më pranë SHBA-ve për dy arsye! Biden po luan lojën "polici i mirë, polici i keq" me Kinën

Mema: Japonia është vendosur më pranë SHBA-ve për dy arsye! Biden po luan lojën "polici i mirë, polici i keq" me Kinën

Medlir Mema, ka folur ditën e sotme përmes një lidhjeje “Skype” me studion e MCN TV për mesazhet e vizitës së Biden në Japoni. Mema tha se Japonia është rreshtuar më afër SHBA-ve për shkak të luftës në Ukrainë dhe problematikave të Kinës ndaj Taivanit.

Lufta në Ukrainë dhe problematikat në rritje të Kinës ndaj Taivanit kanë sjellë Japoninë më pranë SHBA-ve.

Ndërkohë përsa i përket mbështetjes së ShBA-së per pjesëmarrjen e Japonise si anëtare e perhershme e nje Keshillit të Sigurisë, Mema tha:

Së pari do të themi që për reformat në Këshillin e Sigurimit flitet shpesh herë, por gjasat që të ndodhin janë të vogla. Për shak të qëndrimeve jo pozitive të Rusisë ka pak më shumë oreks për ndryshime dhe reformime. Gjermania dhe Japonia duken se janë më pranë udhëheqjes së sistemit ndërkomëbtar do të thotë që ka shpresë për reformim.

Sinjali është i qartë. Ka dy rrugë ose një rrugë që çon drejt kontfrontimit dhe një ajo që të çon drej bashkëpunimit.

Mema tha se për të çështja e izolimit të Kinës përbën një shqetësim, pasi nuk mund të izolohet një shtet i madh.

A duhet të izolohet Kina? Cështja e kësaj marrëveshje ekonomike nuk është aq e madhe, është më shumë një flluskë, janë për tu parë rezultatet. Biden po propozon diçka tjetër. Është sinjal në aspektin e riangazhimt të SHBA. Ata duhet të fokusohen në rikthimin e TAP.

Çështja e izolimit të Kinës për mua përbën një shqetësim. Nuk mund të izolohet një shtet i madh si Kina, por mund të jetë një sinjal Biden tha nëse zgjidhni këtë rrugë do të izoloheni si Rusia.

Kemi një seri sanksionëesh që janë në fuqi që nga koha e Trump. Në Hong Kong Kina vazhdon të ketë politikë diskriminuese ndaj grupeve të vogla. Para një viti BE ka përfunduar një marrëveshje me Kinën, është akoma për tu

Është një lojë shahu, ku të dyja anët janë duke lëvizur.

Trump ishte problematik, por ka qenë i hapur për tu takuar me udhëheqësit ndërkombëtarë. Ishte u hapur për bashkëpunim. Biden me Kinën po luan një lojë "polici i mirë polici i keq". Biden brenda një viti ka thënë 3 herë nëse Kina sulmon Taivanin ka thënë se do të ndërhyjë në favor të Taivanit. Dhe këto prononcime janë të qëllimshme dhe krijon një lloj paqartësia. Takimi i udhëheqësve kinesë e amerikanë është i domosdoshëm. Ka çështje për t’u diskutuar.

Është vendosur që cështja e tregtisë ndërkombëtare është e pavarur nga politika e brendshme që ndjekin shtetit. Është e rëndësishme të respektosh ato marrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy