
Tre pajisje shpërthyese të improvizuara janë gjetur të shpërndara në vende të veçantë të transportit në Londër, në atë që Scotland Yard beson të jetë një seri shpërthimesh të lidhura.
Njësitet anti-terror të policisë angleze janë duke hetuar tri pakot që përmbanin mjete shpërthyese, dhe që janë gjetur në aeroportin Heathrow, London City Airport dhe në stacionin e trenit Waterloo, raporton BBC.
“Pajisje të vogla të improvizuara shpërthyese” janë gjetur në çanta të ndryshme, ka njoftuar policia metropolitane.\
Komandanti i njësive anti-terror beson se tre pakot e gjetura janë, duke i analizuar dhe duke u munduar të zbulojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe kush i ka vendosur ato.
Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, por për shkaqe sigurie policia ka evakuuar stafin në aeroportin e Heathrow. Dy pako tjera janë në Londër, një në aeroportin tjetër të qytetit dhe tjetra në stacionin Waterloo.
Policia irlandeze po ndihmon Britanin me hetimin pasi paketat Heathrow dhe Waterloo kishin vulat e Republikës së Irlandës.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, tha se një hetim ishte nisur.
"Policia po i trajton incidentet si të lidhur, por po mbajnë një mendje të hapur në lidhje me motivet," tha ai. Khan konfirmoi se nuk kishte lëndime dhe i kërkoi publikut të raportonte çdo paketë të dyshuar në polici.
Sky News publikoi fotot që tregonin paketat e dërguara në Heathrow dhe Waterloo. Një nga imazhet ishte një paketë pjesërisht e djegur drejtuar aeroportit.
Waterloo është stacioni hekurudhor më i ngarkuar në Britani të Madhe, me 94 milion pasagjerë në 2017-18. Por rrjeti hekurudhor, nuk ka dhënë asnjë koment mbi incidentin të martën në mbrëmje.
Zyrat për punëtorët e kompanisë së sektorit publik të bazuar në stacion u evakuan dhe mbetën të mbyllura.
Aeroporti i qytetit të Londrës tha se ishte rihapur pasi stafi u evakua në rreth 12.15 të martën. "Specialistët merreshin me pajisjen, e cila nuk ndikoi në operacionet e fluturimit. Terminali i aeroportit mbeti i hapur për të gjithë", tha ai.
Ndërtesa përdoret nga stafi i aeroportit dhe është afër terminalit të pasagjerëve.



