Senatori republikan: SHBA-të do ta rregullojnë situatën në Kubë dhe Nikaragua. Kolumbia do të ketë një President në ri

Senatori republikan: SHBA-të do ta rregullojnë situatën në Kubë dhe Nikaragua. Kolumbia do të ketë një President në ri

Senatori republikan amerikan, Rick Scott, ka thënë se Uashingtoni do të emërojë një president të ri në Kolumbi, si dhe do ta “rregullojë” Kubën dhe Nikaraguan.

 

Ai i bëri këto komente në një intervistë me Fox Business, vetëm disa ditë pasi komandot amerikane arrestuan presidentin venezuelian Nicolas Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, gjatë një bastisjeje në Karakas.

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi operacionin si zbatimin e Doktrinës Monroe, e hartuar për të siguruar dominimin e Uashingtonit në Hemisferën Perëndimore dhe tha se kompanitë amerikane duhet të fitojnë akses në rezervat e pasura të naftës të Venezuelës.

 

“Veprimet e Trump do të ndryshojnë Amerikën Latine”, tha Scott për Fox të mërkurën. 

 

“Do ta rregullojmë Kubën. Nikaragua do të rregullohet. Vitin tjetër, do të kemi një president të ri në Kolumbi”, shtoi senatori, duke deklaruar se demokracia po kthehet në këtë hemisferë.

 

SHBA-të vendosën për herë të parë një bllokadë tregtare dhe sanksione ndaj Kubës dhe Nikaraguas të drejtuar nga socialistët gjatë Luftës së Ftohtë. 

 

Vitin e kaluar, Uashingtoni vendosi kufizime ndaj presidentit të krahut të majtë të Kolumbisë, Gustavo Petro, të cilin Trump e akuzoi për ndihmë ndaj karteleve të drogës. 

 

Petro i mohoi akuzat dhe e ka kritikuar ashpër Trumpin për urdhërimin e sulmeve ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë narkotikësh në Karaibe.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy