Rrëzohet avioni me 72 persona në bord

Rrëzohet avioni me 72 persona në bord

Një avion me 72 persona në bord është rrëzuar pranë një aeroporti në Nepalin qendror. Autoritetet bëjnë me dije se deri më tani janë gjetur 40 trupa.

Avioni i “Yeti Airlines” ishte nisur nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokhara, por mori flakë teksa ishte duke u ulur. Videot e postuara në mediat sociale shfaqin pamjet e avionit që fluturon në lartësi të ulët, në një zonë të populluar, dhe mandej kryen disa rrotullime të frikshme.

Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Qindra ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacionin në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometër e gjysmë larg aeroportit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy