Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, deklaron se sa i takon digjitalizimit sistemi i drejtësisë është i paplotësuar.
Për hir të së vërtetës sistemi gjyqësor edhe për burokracitë proceduriale që ka është nga më të pazhvilluarit në aspektin e digjitalizimit.
Me reformën e re është qendra e teknologjisë së inovacionit, ku ka përfaqësues nga KLGJ, KLP dhe po përcaktojmë bazat e teknologjisë së inovacionit, për të bërë më efikase.
Ne jemi ende duke bërë sistemin e menaxhimit të dosjeve gjyqësore, ku me ndihmën e partnerëve tanë europianë jemi duke parë sistemin e menaxhimit të dosjeve të prokurorisë.
Në një lidhje për MCN Live, Balla tha se nuk janë me idenë që t’ia lënë hetimin apo gjykimin inteligjencës artificiale, por që ta shfrytëzojnë atë.
Ne jemi në proces, Shqipëria dhe prokuroria dhe gjykatat kanë nevojë të kenë sisteme të tilla të inteligjencës për të na ndihmuar.
Ideja e një ndihmësi ligjor që na bën searching e praktikave më të mira gjyqësore e ndihmon më shumë një gjyqësor. Nuk do ketë më letra, do ketë vetëm dosje dixhitale.



