Rrëqebulli në Shqipëri/ Perri: Qytetarët janë të painformuar, e vrasin pa e njohur. Shteti të investojë për të mbrojtur kafshën  

Rrëqebulli në Shqipëri/ Perri: Qytetarët janë të painformuar, e vrasin pa e njohur. Shteti të investojë për të mbrojtur kafshën  

Rrëqebulli, macja ikonë e Evropës me përmasa mesatare, është jashtëzakonisht e pakapshme. Deri në vitet 1950 ata pothuajse u shfarosën në kontinent. Sot, përmes përpjekjeve të gjera për ruajtje, rrëqebulli po rimerrë territor në Ballkan. 

Por si paraqitet gjendja e kësaj specie në territorin shqiptar?.

Presidenti i Federatës së Gjuetarëve në Shqipëri, Themi Perri, thotë në studion e “MCN informacion”, se në Shqipëri ka mungesë të theksuar informacioni për këtë specie dhe në shumë raste ai është vrarë në pyje dhe male.

Ne jemi të paditur rreth kësaj specie, ose kësaj kafshe. Edhe si komunitet jemi të painformuar për rëndësinë që ka kjo specie, sepse ndodh që duke mos qenë të informuar kemi pasur raste kur rrëqebulli është vrarë nga barinjtë, pa e ditur se është rrëqebulli, e ngatërrojmë me macen e egër. Kemi një rast të fundit, të cilën po e verifikojmë që në Mat një çoban ka vrarë dy rrëqebuj.

Me e keqja është se në Shqipëri vazhdon akoma gjuetia ilegale, me drita e projektor natën.

Sipas presidentit të Federatës së Gjuetarëve në Shqipëri, Themi Perri, rrëqebulli po na ikën sepse në zonat ku ai është prezent nuk po gjen ushqime që janë kaprojtë, lepujt dhe dhia e egër, që janë mungesë në pyjet dhe malet e vendit.

Rrëqebulli kërkon territor, jeton vetëm  dhe nuk pranon kafshë të thjerra përreth, jeton në pyje të larta. E gjejmë kryesisht në Munella, në zonën e Mirditës, Dibër, Librazhd, është parë edhe ne qarkun e Vlorës, por më të frekuentuara nga kafsha janë Mati, Burreli, Bulqiza, Kukësi, Tropoja, epiqendra e rrëqebullit është Munella, malet e Pukës, mali i Dejes, malet e Lurës. D.m.th. është një specie që kërkon habitatin e vet.

Ai është një kafshë që e kërkon ushqimin e vet. Një nga arsyet që rrëqebullin po na ikën është sepse ai nuk gjen ushqim, ushqimi i tij është kryesisht kaprojtë, lepujt, dhitë e egra, por duke parë se lepujt ne i kemi mangët, kryesorja se ai do ushqim dhe poashtut kryesorja është fragmantizimi i habitatit, prerjet e pyjeve, zjarret, ndërtimet pa kriter në ato zona ku është prezent rrëqebulli, do të thotë se ne e largojmë këtë specie. Prandaj këtu duhet kujdesi i qeverisë në këtë aspekt.

Shteti duhet të investojë për të mbrojtur këtë kafshë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy