Covidi përplas shtetin me biznesin, Briatore: Nuk vdes vetëm nga virusi, mund të vdesësh edhe nga uria

Covidi përplas shtetin me biznesin, Briatore: Nuk vdes vetëm nga virusi, mund të vdesësh edhe nga uria

Në Itali është vendosur një ashpërsim i mëtejshëm i masave anti-Covid. Masat nuk janë pritur mirë nga qytetarët dhe bizneset. Ndërsa të parët kanë protestuar në sheshe, siç ishte manifestimi i së shtunës mbrëma në sheshin kryesor të Romës, të dytët shprehen të pakënaqur, pasi kufizimi do të ketë kosto ekonomike për ta.

Më shumë se çdo gjë tjetër, përplasjen e ashpër mes autoriteteve shëndetësore dhe biznesit, e ilustron një debat mes biznesmenit Flavio Briatore dhe profesor Massimo Gallit, shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në spitalin Sacco, në Milano.

Ata janë përballur në ekranin e Rete4.   

Gjatë programit u rikthyen disa deklarata të ditëve të fundit të profesor Gallit. "Unë nuk shoh uri në rrugë, por vdekje në spitale nga sëmundjet".

Ndërsa Briatore përgjigjet: "Ka 630 të vdekur në ditë nga sëmundjet vaskulare, 450 njerëz në ditë vdesin nga kanceri. Njerëzit nuk mund të shërohen, ka pacientë të Serie A dhe Serie B. Virusi është Seria A. Unë do të doja që Profesor Galli të shkonte nëpër Milano për të parë restorante dhe bare, njerëzit janë të shkatërruar".

"Një sipërmarrës nuk mund të jetojë gjithmonë me ankth: ai investon, shpenzon dhe pastaj ndryshojnë rregullat e lojës. Ankthi shkatërron pronarët e bizneseve të vogla. Dje isha në Milano, askush nuk ishte në rrugë. Por, për sa kohë mund të rezistosh kështu? Galli thotë që nuk vdesim nga uria. Epo edhe mund të vdesësh nga uria”, shtoi Briatore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy