‘Do vijojmë me protesta’, dhjetëra qytetarë marshim kundër ndërtimit të kullës në Shkodër

‘Do vijojmë me protesta’, dhjetëra qytetarë marshim kundër ndërtimit të kullës në Shkodër

Dhjetëra qytetarë të Shkodrës morën pjesë në një marshim kundër ndërtimit të kullës shumëkatëshe, projekt i prezantuar nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Beci pak ditë më parë në këtë qytet.

Marshimi nisi nga busti i Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit për të vijuar deri tek bashkia Shkodër.

Drupal Ad

 

 

 

Vjollca Laçej, një prej trashëgimtareve të tokës ku do ndërtohet kulla thotë se kanë fituar të gjitha proceset gjyqësore me pronarët aktual të hotel “Rozafa” të cilët administrojnë atë pronë aktualisht.

Organizatorët e marshimit akuzojnë se me ndërtimin e asaj kulle në të ardhmen shkelen të gjitha ligjet dhe se kjo kullë shërben për pastrim të parave të drogës.

Pjesë e këtij marshimi ishte edhe deputetja Emilia Koliqi e cila tha se kryeministrit Rama Shkodra i duhej si vendi i fundit që kishte mbetur pa u shkatërruar.

Aktivistët e qytetarët që morën pjesë në këtë marshim në rast në mungesës së një dialogu për ndalimin e ndërtimit të kullës në atë vend ku u prezantua projekti u shprehën se do të vijojnë me të tjera protesta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy