Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i ftuar “Në Zgjohu me MCN” ka folur për humnorin dhe batutat që bën, gjë që sipas tij e karakterizojnë, pasi që fëmijë ka qenë i tillë.
Ai u shpreh se pavarësisht se është deputet nuk jeton në Tiranë, pasi ka vendosur të mos e braktisë qytetin e Lushnjes ku ka të gjithë familjarët e tij.
Sipas tij, ai ka zgjedhur që të përcjell hallet dhe problemet e qytetarëve ku shprehet se në qytetet e vogla halli është a do kemi bukë nesër.
Kështu kam qenë që i vogël me humor dhe batuta. Politikani çfarë është mandati është i demokratëve, unë përcjell hallet dhe sikletet e tyre përditë se e di se çfarë heqin dhe se kupton dot po nuk jetove me ta përditë, Tirana të gënjen. Në qytetet e vogla ke komodotetin e kohës, por dëgjojnë hallet dhe sikletet dhe halli është a do kemi bukë nesër. E dyta në këto qytete të vogla nuk ka jetë. Është vendim i mirë për njëfarë moshe me sinqeritet mua vajza e kam 4 vjeç e gjysmë dhe pret me qejf të shkojë në kopësht dhe në këto qytete e ke më të kontrolluar. Fëmija im nuk rri me tablet por me kushërinjtë e saj, ka një atmosferë që nuk është ajo e vetmisë që të mbyllet.
I pyetur se si është Saimiri si baba, ai tha se do të dinte të ishte më prezentë në familje.
Me thënë të drejtën do kisha dëshirë të isha më shumë prezentë në familje dhe pse kohën e lirë atyre ja dedikoj, por jo aq sa do doja. Është një taksirat që i ka rënë bashkëshortes të merret vetëm me të dy fëmijët. Është një ndjesi që gjithë atë që kalon gjatë ditës me ata shpodhesh. Mundohem që ditën e fundjavës që jam me ta vajza kërkon ku do shkojmë. Tiranën e bëj vajtje ardhje përditë, kam zgjedhur të jetoj në Lushnje duke qenë se të gjithë të afërmit e mi jetojnë atje. Nuk kam menduar për vete, por kam menduar të bëjmë një investim për të ardhmen e fëmijëve.
Korreshi ka folur dhe për eksperiencën e tij në Dancing with the stars ku u shpreh se ishte një eksperiencë e mirë pasi hoqi ca kile që për fat të keq i kam marrë prapë.
Njerëzit se kuptonin se faktin që jam dhe deputetë, por më pas më flisnin rrugës dhe më pyesnin për dancing dhe jo për politikën që mesa duket janë lodhur nga ajo. Kur më ndodhi incidenti që theva krahun në fillim se kuptoi asnjë atë natë, as vetë se kuptova, pata një rënie por krahu përgjigjej. Ishte dhimbje e madhe, por kaloi.



