
Nga data 6 deri në 9 dhjetor në Tiranë mbahet panairi ndërkombëtar, i organizuar nga “ Klik Ekspo Grup” ku MCN Tv dhe MCN Networking janë pjesë e panairit.
Të pranishëm me stendat e tyre janë 200 kompani vendase e të huaja, ndërsa shtyllat kryesore të panairit janë bujqësia dhe turizmi.
Rëndësinë e këtij eventi, eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku, për MCN economy, e sheh të një rëndësie të veçantë për faktin se këtu mblidhen të gjitha bizneset e rajonit.
Kemi të bëjmë më një nga eventetet më serioze që ka vite që realizohet dhe është kuptimplotë fakti që të pranishme janë biznese nga rajoni, dhe kjo është e rëndësishme. Në një tavolinë mblidhen bizneset e rajonit nga skaji në skaji, shqiptarët e Turqisë, shqiptarët tanë të cilët ne i quajmë flas për Kosovë, Maqedoni, etj, dhe njëkohësisht kompanitë si shtetet fqinje si Serbia.
Në tërësi shërben jo vetëm për bërjen e biznesit të pjesëmarrësve me njeri -tjetrin dhe për të njohur realitetin në Shqipëri, por njëkohësisht e bën të njohur edhe Shqipërinë në rajon.
Janë dy komponentë këtij eventi që duhet thënë se është i konsoliduar sepse ka vite qe zhvillohet.
Sipas ekspertit Buxhuku, panaire të tilla nxisin dhe rrisin prezencën e Shqipërisë në rajon.
Panairet janë format që përdoren në botë. E dyta, shërben si një tavolinë ku ulen bizneset bashkë, d.m.th. hapi i parë që një biznes do të futet në një vend është që të njohi partnerët, të njohin vendin dhe nuk është kollaj. Them që është një hap për të thithur investitorë është ky event i cili është profesional dhe përafron bizneset.
Mos harrojmë tjetrën se evente të tilla duke qenë rajonale, shërbejnë për marketimin e Shqipërisë jashtë vendit sepse ai biznes përveçse njeh terrenin, dhe partnerët, shërben edhe si një për marketimin e bizneseve të Shqipërisë në vendin nga ai vie. Pra, është një kryqëzim, prandaj duhet mbështetur.



