Reforma zgjedhore/ Vasili: Jam skeptik, zgjedhjet e ’92 të kohës së Ramiz Aliut ishin më shembullore se zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO) 

Reforma zgjedhore/ Vasili: Jam skeptik, zgjedhjet e ’92 të kohës së Ramiz Aliut ishin më shembullore se zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO) 

Partia Socialiste shprehu sot gatishmërinë e saj në favor të ngritjes së reformës zgjedhore, për të cilën tha se do të nis që nga dita e hënë.

Po cili është qëndrimi i LSI në këtë aspekt?

 Në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN TV, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shprehu skepticizmin e tij, se as kjo reformë nuk do të ketë garanci se do të respektohet për faktin se sipas tij, bëhet fjalë për vullnetin politike të partisë që drejton me qeverinë.

“ Personalisht nuk jam optimist, sepse ne vijmë nga eksperienca e hidhur e 5 qershorit, ku Rilindja e shkeli marrëveshjen e cila u bë edhe me garancinë e ndërkombëtarëve, dhe duk u nisur nga kjo, nuk di nëse duhet garanci tjetër se nuk mund të shkelet as kjo kështu.

Zgjedhjet e 25 prillit treguan qartë se gjithçka që ishte e ndaluar të bënte qeveria, ajo e bëri, pra në këtë pikëpamje pyetja që shtroj është që ndryshimet që dakordësohen e nuk zbatohen a janë çështje kodi apo vullneti politike, unë mendoja se janë të vullnetit politik. Të gjitha këto çështje që kishin të bënin me kodin zgjedhor kur ato shkelen dhe nuk respektohen dhe nuk dënohen nga askush, atëherë çfarë peshe mund të kishin këto ndryshime, prandaj jam shumë skeptik në këtë aspekt”.

Duke u nisur nga këto fakte, Vasili tha se zgjedhjet e 25 prillit dokumentuan fare mirë se ishin zgjedhjet më të shëmtuar në historinë shqiptare, shto këtu faktin se edhe zgjedhjet e sistemit komunist të Ramiz Alisë, ishin dukshëm më të mira se këto të 25 prillit.

“Të gjithë jemi në dispozicion  të ndërtojmë një pozicion të drejtë ku vota peshon njëlloj, dhe të kthehet në mandate, e jo te ketë mekanizma të përvetësimit duke mos përcaktuar realitetin, dhe e dyta, cili do të jetë mekanizimi që do ta ndëshkonte shpërdorimin e autoriteteve të zgjedhjeve.

Këto janë standarde, o fiton ai që merr më shumë vota, o vazhdojmë me riciklimin e reformave pafund, që zgjasin me vite, ose e mbyllim dhe ja ku jemi, organizojnë zgjedhje ku 25 prilli ishte më i shëmtuar se sistemi i Ramiz Alisë ku zgjedhjet e vitit `92, se në atë kohë isha anëtar i KQZ, ishin zgjeshje më shembullore në raport me zgjedhjet e 25 prillit” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy