
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë sërish seancën për nisjen e gjyqit ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prill të vitit 2021. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve të efektivëve Shqiponja që janë palë në proces, ndërsa ndaj dy ish-drejtuese të Policisë së Elbasanit u la në fuqi masa e sigurisë arrest shtëpie.



