Në Zululandin sotëm ishte i ftuar Xhelil Bajrami, dhe argument i bisedës ishin zhvillimet në Maqedoni. Zoti Bajrami tha se shqiptarët janë të zhgënjyer nga elita politike e tyre, dhe suksesi i Besës, ashtu si edhe fakti që shumë shqiptarë votuan për partinë e Zaevit, vjen edhe prej këtij fakti. “Afirmimi i Besës është një lajm i mirë për shqiptarët”, ia bëri ai. Më tej, Bajrami tha se “Gruevski nuk është nacionalist; ai po e pëdor kartën nacionaliste, por ai nuk është nacionalist; ai ëhstë një patriot i madh dhe është në mbriojtje të kauzës së maqedonasve; ai ka bërë shumë në planin ekonomik për maqedonasit”. Në një moment të bisedës ai tha se Rilindja e PS-së në Tiranë është një imitacion i politikës së Shkupit. “Ka qenë Gruevski ai që e ka shpikur Rilindjen, madje dhe si Rilindje të qendrave të qyteteve, qysh në vitin 2006”, tha ai.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun



