
Në pjesën e parë të "Të Paekspozuarit", të moderatorit Ylli Rakipi, në MCN Tv, u diskutua për zhvillimet e fundit në PD.
Gazetari Nikollë Lesi, duke analizuar veprimet pas humbjes së PD, specifikoi faktin se Lulzim Basha, duhet të iki njëherë e mirë. Sipas tij, duhet të ishin deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së, që nuk duhet ta kishin lënë as të futet në Parlament.
Njeriu ka një cipë, njeriu pas humbjes, thotë urdhëro çelësat, s’duhet të presi as Grupi Parlamentar ta linte në Kuvend.
Ai duhet të iki ose në Holandë, ose në Baldushk, çajë ferrën po të isha deputet, nuk do e lija të hyj brenda, tallesh më partinë.
Nuk rrëzohet Rama, as me Berishën, as me Bashën, as me këtë opozitë sot, duhet një frymë tjetër.
Jo policia të vijë, por Zoti të vijë. Si më turpëron siglën time të partisë? Ik ore qërrohu! Kemi parë Nanon dhe Berishën të ikin.



