Kaso për rrëzimin e kërkesës së PD nga KAS: Tentojnë të fshehin masakrën zgjedhore

Kaso për rrëzimin e kërkesës së PD nga KAS: Tentojnë të fshehin masakrën zgjedhore

Fill pasi KAS rrëzoi sot kërkesën e PD për prova shtesë, ka ardhur edhe reagimi i PD, që përmes sekretarit të saj për Çështjet Zgjedhore,Ivi Kaso, i ka konsideruar skandaloze vendimet e fundit të KAS për të mos pranuar kërkesat e PD për prova shtesë.

Sipas tij, refuzimi nga ana e KAS për të administruar prova që për PD janë indicie që në 25 prill të ketë pasur parregullsi, është shkelje e standartit zgjedhor, me qëllim fshehjen e masakrës zgjedhore.

"Për të zbuluar dimensionin e plotë të masakrës zgjedhore për masakrën e 25 prillit. Ditë pas ditë po zbulohen parregullsi dhe shkelje që e kanë karakterizuar këtë proces. Refuzimi i KAS për të mos i marrë këto prova është një shkelje e cila shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, që është zbardhja e asaj që ka ndodhur më 25 prill. Ky vendim i KAS shkon në drejtim të kundërtën me transparencën. Vetë anëtarët e KAS artikuluan nevojën e plotë për të sqaruar lidhur me zgjedhësit që kanë votuar më shumë se një herë. Në do të vazhdojmë me kërkesat tona për shpalljen e pavlefshmërisë në zonat e tjera. Por do të donim që institucioni që administron ankimimet zgjedhore të ngrihet në nivelin e detyrës së tyre", tha Kaso.  

Në kohën kur nesër pritet që KAS të marrë vendim për kërkesat ankimore nga PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit dhe rinumërimin e votave, Kaso tha:

“Ne kemi pritshmëri të ligjshme që KAS të bëjë atë që duhet të bëjë për rinumërim e rivlerësim të votave të caktuara në qarkun e Beratit, më pas është cështje vullneti të qytetarëve që gjendet në kutitë e votimit, nëse vullneti shkon në drejtim të njërit apo tjetrit subjekt politë s’kemi asnjë kundërshtim apo koment, por që vullneti i qyterarëve mos tjetërsohej. Do kemi nesër mundësi shpresojmë që të shohim si është vullneti i vërtetë i qytetarve, e kur sovrani të ketë folur askush s’do ketë të drejtë të komentojë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy