Apeli i GJKKO-së shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së

Apeli i GJKKO-së shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së

Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, është shpallur e pafajshme nga Apeli i GJKKO-së. Qato ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Posaçme për shkelje me tenderin Kardhiq-Delvinë.

 

Treshja e gjyqtarëve të Apelit, Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosën pafajësi edhe për 9 të akuzuarit e tjerë në këtë dosje.

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:

 

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H.

 

2. Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P per kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

 

3. Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:

 

- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

 

- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

 

- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale"Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

 

- Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

 

- Shpenzimet gjygësore ne ngarkim te shtetit.

 

U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy