Google ka vendosur të fshijë llogaritë joaktive

Google ka vendosur të fshijë llogaritë joaktive

Google po ecën përpara me planin për të fshirë llogaritë që kanë qenë joaktive për të paktën dy vjet.

Llogaritë nuk do të fshihen deri më 1 dhjetor, por Google do të fillojë të dërgojë paralajmërime për përdoruesit që nuk kanë përdorur llogaritë e tyre, shkruan CNN.

Kompania do të dërgojë njoftime të shumta paralajmëruese për këto llogari të Google (dhe në email-at rezervë të tyre, nëse përdoruesi ka dhënë një të tillë), kështu që përdoruesit do të jenë të informuar për një periudhë tetë mujore përpara fshirjes.

Llogaritë e para që do të mbyllen janë ato që janë krijuar dhe më pas nuk janë rishikuar kurrë nga përdoruesi, tha Google në maj.

“Ne duam të mbrojmë informacionin tuaj privat dhe të parandalojmë çdo akses të paautorizuar në llogarinë tuaj edhe nëse nuk po përdorni më shërbimet tona”, shkroi Google në përditësimin e politikave të saj të hënën.

Mirëpo, kompania njofton se do të bëjë disa përjashtime siç janë: Llogaritë me kanalet e YouTube, balancat e mbetura në kartat e dhuratave, llogaritë që janë përdorur për të blerë një artikull digjital si një libër ose film, dhe ato që kanë publikuar aplikacione që janë aktive në një platformë si dyqanin Google Play, tha kompania të hënën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy