
Italia ka vendosur kufizime të reja lidhur me shtimin e rasteve me Covid, duke iu bashkuar vendeve të tjera, të cilat kanë ndaluar udhëtimin nga India për të shmangur përhapjen e një varianti COVID-19 ndërsa kombi aziatik lufton me një rritje të të infektuarve.
Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza tha në Twitter se ai kishte nënshkruar një urdhër që ndalon udhëtarët e huaj që kanë qenë në Indi në 14 ditët e fundit të hyjnë në vend.
India po përballet me një krizë shëndetësore, po lufton me një lloj "të mutanti" të COVID-19. Të Dielën, vendi regjistroi rritjen më të lartë ditore në botë të rasteve në një ditë.
Banorët italianë do të lejohen të kthehen nga India me një rezultat negativ në nisje dhe një në mbërritjen e tyre dhe më pas duhet të shkojnë në karantinë, ka deklaruar ministri.



