Kriza energjetike, BE thirrje për fonde ndihmë për konsumatorët

Kriza energjetike, BE thirrje për fonde ndihmë për konsumatorët

Bashkimi Evropian u ka kërkuar shteteve anëtare që të sigurojnë fonde ndihmë për konsumatorët e prekur nga rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Komisionerja e Energjisë në BE-së Kadri Simson tha se blloku duhet të sigurojë "mbështetje" për qytetarët dhe bizneset e vogla që u goditën më rëndë.

"Prioriteti i menjëhershëm duhet të jetë zbutja e ndikimeve sociale dhe mbrojtja e familjeve të cenueshme, duke siguruar që varfëria energjetike të mos përkeqësohet," tha ajo.

Bizneset gjithashtu mund të marrin lehtësim përmes "ndihmës shtetërore ose duke lehtësuar marrëveshjet afatgjata të blerjes së energjisë".

Ditët e fundit, Franca dhe Spanja kanë bërë thirrje për një ndryshim për rregullat e tregjeve të energjisë në BE, ndërsa rritja e çmimeve rrit faturat e shërbimeve.

Çmimet kanë rritur presionin ndaj shumë qytetarëve të BE-së tashmë të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. BE me 27 vende aktualisht importon rreth 90% të nevojave të saj për gaz natyror.

Kritikat janë rritur për politikat e BE-së për luftimin e ndryshimeve klimatike për të arritur neutralitetin e karbonit të cilat po nxisin problemin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy