Makthi i koronavirusit nuk është larguar nga Kina: Jia County, në Henan në kufi me Hubei (epiqendra e pandemisë), i është nënshtruar izolimit, sipas autoriteteve lokale shëndetësore në mediat sociale kineze. 600 mijë banorët e zonës do të duhet të marrin leje të posaçme për të dalë nga shtëpia dhe për të shkuar në punë, duke iu nënshtruar kontrolleve të temperaturës së trupit dhe të veshur me maska për fytyrën. Sipas “South China Morning Post”, që përmend një zyrtar lokal të transportit, konfirmoi masat kundër hipotezës së një “vale kthimi”.



