Dumani prezantohet si kreu i SPAK: Luftë korrupsionit të zyrtarëve të lartë, pavarësisht pozitës

Dumani prezantohet si kreu i SPAK: Luftë korrupsionit të zyrtarëve të lartë, pavarësisht pozitës

Altin Dumani i zgjedhur dy ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u prezantua mëngjesin e sotëm si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit, Dumani tha se kanë tre vjet që punojnë bashkë dhe e njohin njeri tjetrin.

Kryeprokurori i SPAK shtoi se besimin e dhënë do ta përdorë në funksion për ndërtimin e një institucioni të aftë për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Të gjithë e dimë sa e vështirë është të ndërtosh shtëpi të re nga themeli. Sot falë dhe kontributit tuaj të çmuar kemi një prokurori funksionale me bilanc pozitiv dhe e gatshme për t’u përballur me sfidat që e presin.

Këto tre vite kanë qenë të vështira, për shkak se jemi përballur me sfida.  Pas këtyre tre viteve SPAK kalon në një fazë tjetër, luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar.

Tashmë kemi një prokurori në funksion të plotë me 17 prokurorë dhe kemi fituar eksperiencë.

Inkurajoj dhe nxis secilin prej jush që të gjithë së bashku duke punuar në grup të jemi të aftë të procedojmë çdo shkelës ligji, pavarësisht pozitës së tij.

Duhet të punoni të pandikuar nga askush, por duke qenë besnik vetëm tek ligji.

Duke iu drejtuar drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai e garabntoi se bashkëpunimi do të jetë i ngushtë mes tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy