Lufta në Ukrainë rrezikon ekonominë më të madhe të Evropës/ Scholz: Gjermania, e kërcënuar!

Lufta në Ukrainë rrezikon ekonominë më të madhe të Evropës/ Scholz: Gjermania, e kërcënuar!

Lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet kundër Rusisë, përbën një kërcënim për ekonominë gjermane, tha sot kancelari Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin jordanez Abdullah II. 

“Ne duhet ta kuptojmë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjell edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve”, tha Scholz të martën në Berlin.

“Disa vende po shprehin shqetësime për sigurinë ushqimore për shkak të mungesës së dërgesave nga Rusia dhe Ukraina”, vijoi Scholz.

"Ne duhet të sigurohemi që ekonomia jonë të performojë mire në këto kohë të vështira," deklaroi kancelari. Kujtojmë që Gjermania ka ekonominë më të madhe në Europë.

Scholz dhe Mbreti Abdullah dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus Vladimir Putin “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtues”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy