Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë afatin e negociatave në fund të vitit, i vendosur nga Peniani për të prishur bllokimin e denuklearizimit të gadishullit dhe i bëjnë thirrje Koresë së Veriut të kthehet në bisedime.
Stephen Biegun, i dërguari special i SHBA për Korenë e Veriut, tha gjatë vizitës së tij në Seul, se qëndrimet e fundit në Veri "janë armiqësore, negative dhe të padobishme".
"Në këtë pikë, më lejoni të jem absolutisht i qartë: SHBA nuk ka një afat kohor. Megjithatë, është koha që të përfundojmë punën tonë. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për potencialin e fortë të Koresë së Veriut në bërjen e një provokimi. Ta them shkurt, një veprim i këtij lloji do të ishte më i dëmshmi për të arritur paqen e qëndrueshme në gadishullin korean", theksoi Biegun.



