
Një shpërthim me bombë në hyrje të Gjykatës së Apelit në Athinë ka shkaktuar mjaft dëme materiale dhe panik, por fatmirësisht jo dëme në njerëz. U vetmi dëshmitar, mësohet të ketë qenë roja, i cili ka thënë se autorët ishin 4 persona dhe ndaluan para ndërtesës duke hedhur bombën. 40 minuta para shpërthimit, policia u paralajmërua përmes një telefonate.



