Shkollat pa ngrohje/ Qiraxhi: Me tre ditë pushim nuk zgjidhet kjo situatë (VIDEO)

Shkollat pa ngrohje/ Qiraxhi: Me tre ditë pushim nuk zgjidhet kjo situatë (VIDEO)

Për shkak të motit të ftohtë dhe me ngrica që ka mbërthyer vendin, Ministria e Arsimit ka marrë vendim për të tre ditë pushim, në të gjithë vendin.

Lidhur me këtë organizata “Qëndresa qytetare”, ka organizuar sot një protestë para ministrisë së Arsimit.

Migen Qiraxhi, thotë se kjo ministri ka dështuar me këtë vendim, dhe se asgjë nuk zgjidhet me tre ditë pushim, kur pothuajse të gjitha shkollat në vend nuk kanë sistem ngrohje.

Qiraxhiu, tha se vendimi është marrë pasi shkollat vuajnë nga mungesa e ngrohjeve.

“Ministria ka dështuar me këtë sistem, duhet të humbin mësimin dhe procesin mësimdhënës, kjo është pasqyrë e cila e gjen arsimin në tërë republikën. Me tre ditë nuk zgjidhet kjo situata, sepse dihet që gati të gjitha shkollat nuk kanë sistem ngrohje, pastaj pas tre ditës nuk do ta festojmë muajin korrik ne në kalendar.

Sot ministrja duhej të dilte e të fliste se si janë pajisur shkollat me ngrohje. Në kohën kur flitet për klasa digjitale, pajisje digjitale, kurse sistemi jonë s’ka kaluar as provën më të lehtë dhe sfidën e ngrohjes në shkollat në vend”.

Sipas tij, nxënësit në tërë vendin marrin dru për të ngrohur klasën.

“Misioni për mësimnxënie është kthyer në sfidë. Në Berat mësimi zhvillohet në eurolloto sepse shkolla është dëmtuar. Sigurisht ne shohim shpenzime luksi, por arsimi nuk ka infrastrukturë. Në të gjithë këtë situatë ku vendi jonë ka ministri për të menaxhuar fondet. Ligji qytetarëve i jep infrastrukturë, por atë e mban Ministria”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy