
SPAK jep pretencën për të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Gjoka dhe 9 vite burg për Hasnbegaj, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse shpallen fajtorë përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit.
Seanca e radhës u shty për në 9 mars ku priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.
Biznesmeni Gjoka bashkë me disa të pandehur të tjerë, po gjykohen me procdurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës” për vrasjen e Gjin Ndojit i njohur dhe me mbiemrin Boriçi.



