
Ferrari mund të sjellë shumë shpejt modelin e ri SUV, por se si do të duket ai, nuk ka ende një përgjigje të saktë. Artistë dhe dizajner të ndryshëm kanë ofruar deri tani disa opsione të transformimit të 812 Superfast në SUV.
Megjithatë, artisti Giorgi Tedoradze ka krijuar një version të Purosangue, që mishëron stilin për një SUV italian.
Me linja të mprehta dhe elegancën që karakterizon Ferrarin, koncepti i ri ka drita LED për ditën dhe pamje sportive.



