
Moti gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male. Temperaturat parashikohen : në zonat malore 20-34 °C, në zonat e ulëta 19-37 °C dhe në bregdet 25-37 °C.



