Çuditë e motit në botë: Dëbora zbardh Australinë Juglindore

Çuditë e motit në botë: Dëbora zbardh Australinë Juglindore

Në kushtet kur Evropa është kapluar nga i nxehti afrikan, Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë, me temperaturat që shkojnë nga minus tre gradë në zonat malore.

Një person humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Që nga e shtuna, shërbimet meteorologjike lëshuan një paralajmërim kundër erërave të forta dhe të ftohta, borës dhe ngricave.

Sipas faqes së lajmeve australiane, reshjet e dëborës, temperaturat e ftohta dhe kushtet e vështira të drejtimit kanë çuar në mbylljen e rrugëve në disa vende. Disa qytete raportohet se ishin mbuluar në dëborë për herë të parë në dekada.

Zyrat e Meteorologjisë parashikonin se kushtet e motit në Welsin e ri Jugor do të lehtësoheshin të dielën në mëngjes përpara se të rinisnin përsëri erëra të forta në shumë zona të shtetit për pjesën tjetër të ditës.

Zonat përfshirë Newcastle, Woollongong, Nowra, Armidale, Katoomba, Grafton dhe Goulburn ishin parashikuar të preken.

Një paralajmërim i fortë i erës u bë për të dielën duke mbyllur ujrat e Sidneit dhe brigjet e Bajronit dhe Coffs me paralajmërime për stuhi të forta në brigjet e Macquarie, Hunter, Sidnei, Illawarra, Batemans dhe Edenit, raporton TheGuardian.

Surf i rrezikshëm ishte parashikuar gjithashtu për këto rajone, së bashku me bregdetin e Coffs.

Shërbimi i Urgjencës deklaroi se kishte marrë shumë thirrje për ndihmë në të gjithë shtetin, ndërsa më shumë se gjysma e atyre thirrjeve lidheshin me pemët  e thyera  dhe bllokimin e rrugëve.

Erërat u lehtësuan të shtunën, por kushtet mbetën të vëashtira  në pjesën më të madhe të shtetit, me 166 thirrje për ndihmë brenda 24 orësh. Wilsons Promontory regjistroi erëra 119 km / orë, ishullin Gabo 98km / orë dhe Port Phillip Bay 83km / h.

Të dielën, një front tjetër i ftohtë u zhvendos nëpër Victoria, Melbourne ku ishte parashikuar të arrinte në vetëm 12C, me temperaturat maksimale në -3grad C në zonat malore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy