<p>Gazetarja Ola Xama dha në studion e “Të Paekspozuarit” disa të dhëna në lidhje me kompaninë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut Erion Veliaj. “Gogel”, kompania në pronësi të Arbër Veliajt, është subjekt i hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e kryebashkiakut. </p> <blockquote> <p><em>One është një nga klientët kryesorë të Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt, vëllai i kryebashkiakut. SPAK është duke hetuar edhe konfliktin e interesit mes Gogel dhe One dhe dy kontrata që One ka marrë në Bashkinë e Tiranës me vlerë 1.1 milionë euro. </em></p> <p><em>Në Shqipëri, historitë e suksesit janë ato të njerëzve që lidhen me politikanët. Historiku i Gogle, në 2011 kishte xhiro 100 mijë euro me fitim 10 mijë euro dhe më pas i është shitur Arbër Veliaj dhe i rritet xhiroja në 3 milion euro dhe në vitin 2013 shkon në 8 milion euro. Në 2022 Arbër Veliaj ka themeluar Gogel Holding. Të ardhurat arrijnë në 30 milionë euro dhe fitimet 4.5 milionë euro. </em></p> <p><em>Pagesat që ka bërë Gogle ndaj qendrës dhe zyrës së zonjës Xoxa janë: 100 mijë euro te Partner Law, drejt Ava Studio 70 mijë euro dhe 20 mijë euro në drejtim të Qendrës Byl-A. </em></p> </blockquote>



