Studimi: Pas koronavirusit fëmijët krijojnë 5 herë më shumë antitrupa se të rriturit

Studimi: Pas koronavirusit fëmijët krijojnë 5 herë më shumë antitrupa se të rriturit

Pas një infeksioni me koronavirus tek fëmijët, veçanërisht tek ata më të vegjlit, krijohen antitrupa që  vazhdojnë për më shumë se një vit, në përqendrime deri në 5 herë më të larta se tek të rriturit.

Kjo u zbulua nga një studim në të cilin morën pjesë 252 familje italiane, duke përfshirë fëmijë të të gjitha moshave dhe prindërit e tyre që kanë përjetuar një infeksion asimptomatik ose të lehtë.Studimi u krye në Universitetin e Padovës dhe u botua në revistën Jama Network Open.

I koordinuar nga Carlo Giaquinto, profesor i Departamentit të Shëndetit të Grave dhe Fëmijëve dhe nga Andrea Padoan i Departamentit të Mjekësisë DIMED, studimi është ende në vazhdim dhe studiuesit janë ende duke rekrutuar familje për të kontrolluar se çfarë ndodh me variantet e reja të SARS-CoV- 2.

Studimi është kryer përpara se Omicron të bëhej varianti dominues në botë, dhe sipas studiuesve për këtë arsye nuk mund të parashikojmë nivelin e mbrojtjes që ofrojnë këto antitrupa ndaj variantit të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy